NJPB Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër M.G. (37) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.11.2025, në hyrje të Manastirit, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një taksi në të cilën udhëtonin dy persona, me ç'rast tek ta është gjetur dhe sekuestruas metamfetaminë, që e kishin blerë më herët nga i denoncuari.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike -Veles kundër N.T. për shkak të dyshimit të bazuar lidhur me kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”. I denoncuari, si referent i pavarur–kontrollor në Seksionin për armë, eksplozivë dhe materie të rrezikshme në SPB Veles, duke vepruar sipas lëndës për sekuestrim të armës dhe lejes së posedimit të armës të një personi ndaj të cilit ishte zhvilluar më parë procedurë administrative, megjithëse afati i përcaktuar ligjor kishte kaluar, i denoncuari në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative ka përsëritur procedurën dhe ka përgatitur vendim me të cilin e ka ndërprerë, edhe përkundër asaj që për lëndën e njëjtë Komisioni Shtetëror për Vendimmarje në procedurë administrative, procedurë të marrëdhies së punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë - Shkup kishte miratuar vendim me udhëzim ligjor në të cilin personi ishte udhëzuar për nisje të kontestit administrativ para Gjykatës Administrative kompetente. Me veprimet e përmendura, i denoncuari i ka mundësuar personit që t'i kthehet arma dhe leja për posedimin e armës. Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale kundër N.T. do të parashtrojë propozim për inicimin e procedurës së përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largim nga vendi i punës.
NJPB Prilep ka paraqitur njoftim kundër K.S. (19), A.R. (24) dhe dy të miturve 17-vjeçarë, të gjithë nga Prilepi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 25.09.2025, në sheshin “Metodija Andonov Çento” në Prilep, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R. (25), R.M. (49), Sh.M. (49) dhe V.T. (27), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabîtje”. Më 30.10.2025 në Shkup, të denoncuarit me forcë fizike dhe kërcënim me armë i morën një personi 188.600 denarë dhe një telefon celular.
Më 20/21.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan A.Sh. (29) nga Idrizova dhe Sh.R. (19), S.S. (30), E.S. (19) dhe I.E. (27), të gjithë nga Shkupi, tek të cilët u gjetën dhe u sekuestruan substancë ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë do të pasojnë parashtresat përkatëse.
Më 20.11.2025, në ora 07:10, në SPB Shkup u denoncua se në kryqëzimin e rrugës “Filipi i II-të Maqedonas” me rrugën shërbyese në Shkup, automjeti “Folksvagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M. (62), ka goditur këmbësoren M.K. (46) nga Shkupi, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ofridski”. Këqyrjen e situatës në vendngjarje e kreu ekipi hetimor i SPB Shkup.
Më 20.11.2025 në ora 20:05, në SPB Manastir u denoncua se në rrugën “Karposh” në Manastir, automjeti “Opel” me targa të Manastirit, i drejtuar nga P.V. (30), goditi S. Gj. (62) nga Manastiri, e cila pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Manastir. Me urdhër të prokurorit këqyrjen e situatës në vendngjarje e kreu ekipi hetimor i SPB Manastir.
Më 20.11.2025 SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli në PTHP Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S. (34) nga Dojrani i Ri. Ai dyshohet se më 20.11.2025 në zonën e një fshati në komunën e Dojranit ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare. I.S. është privuar nga liria dhe është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli, i cili i caktoi masën e paraburgimit.
NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.O. (57) nga fshati Dllapkin Dol i Kërçovës dhe një personi juridik nga i njëjti vend, për shkak të dyshimit të bazuar për “ndërtim pa leje”. E denoncuara e parë, në cilësinë e drejtuesit të personit juridik dhe investitor, në lagjen “Kazerma Bllok 1” në Kërçovë, gjatë ndërtimit të një ndërtese banesore, ka vepruar në kundërshtim me lejen e ndërtimit, të lëshuar nga komuna e Kërçovës dhe mbi katin e pestë, në vend të kulmit të paraparë në projekt, ka ndërtuar në mënyrë të paaurtorizuar edhe një kat dhe nënkulm.
Zyra e jashtme për Çështje kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Sh. (50) për veprën penale “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare në shtëpinë familjare.
Më 20.11.2025 në ora 14:30, në SPB Shkup, L.F. (69) nga Shkupi denoncoi se në periudhën prej prillit 2025 deri më 20.11.2025, nga një vend varri në Varrezat e Qytetit Butel janë vjedhur dy buste. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 20.11.2025 në ora 19:50, u denoncua se në zonën e Bit Pazarit, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, ka ndodhur një përleshje midis S.I. (52) dhe O.A. (40), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 20.11.2025 në ora 22:50, S.I. (56) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 16:00, në zonën e Karposhit, gjatë kryerjes së detyrave të punës si i punësuar në NP “Higjiena Komunale”, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij A.N. (35) nga Gërçeci, i cili përdori edhe një mjet të fortë. Rasti do të dokumentohet dhe do të parashtrohet kallëzim.
Më 20.11.2025 në ora 23:40, nëpunës policorë të SPB Shkup gjetën A.H. (13), për të cilin më 12.11.2025 ishte denoncuar se ishte larguar nga institucioni pi kujdesit të fëmijëve. I mituri iu dorëzua institucionit.
Më 20.11.2025 në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës në Shkup pranë Kompleksit të Klinikave ,,Nëna Terezë'' Shkup u denoncua se 46-vjeçarja M.I. nga Shkupi ishte sjellë në spital me lëndime trupore, të marra rreth orës 22:00 gjatë një koncerti në Qendrën Kulturore Informative në Shkup, kur një grilë ventilimi kishte rënë nga tavani mbi të. Po merren masa për zbardhjen e rastit.