Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.07.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.07.2026

Më 17/18.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria S.Z. (21), P.P. (29), F.T. (41) dhe B.T. (37), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 17.07.2026, në orën 11:10, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.I.G. (37) nga Turqia, për shkak e gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin transportues të udhëtarëve “Ford” me gjysmërimorkio me targa turke, me të cilin kishte hyrë në vend. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 17.07.2026, në orën 18:25, në SPB Manastir u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Filipi II i Maqedonisë” dhe rr. “Blagojçe Siljanovski” në Manastir ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Ford” me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.L. (29) nga Manastiri dhe një motoçiklete me targa të Manastirit, e drejtuar nga H.S. (39) nga Manastiri. Si pasojë e aksidentit, H.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e saj M.N. (39) nga Manastiri ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekipi hetimor i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 17.07.2026, rreth orës 11:10, në NJPB Koçan u njoftua se në rrugën “Bell Kamen” në Koçan, A.P. (60) nga Koçani, duke drejtuar një moped me targa të Koçanit, ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, A.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Një ekipi hetimor i NJPB Koçan ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.Sh. (25), J.A. (26), V.S. (30) dhe dy të miturve, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 05.05.2026, në një pikë karburanti, kishte ndodhur përleshje fizike ndërmjet të denoncuarve.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.A. (41) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.12.2025, në fsh. Trubarevë të Shkupit, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast iu gjetën dhe iu sekuestruan amfetaminë dhe marihuanë.

Më 17.07.2026, në orën 22:50, në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria U.Z. (43) nga Kumanova, Xh.S. (43) nga Shtipi dhe T.S. (49) nga Shtipi, pas denoncimit paraprak se në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh” ka ardhur deri te përleshja fizike ndërmjet tyre. Atyre iu gjetën një send i mprehtë dhe një pistoletë me diabola. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 17.07.2026, rreth orës 17:25, në SPB Shkup u njoftua se në Shkup, pranë garazhit shumëkatësh “Kongresi i Smilevës”, ishte djegur një kontejner, ndërsa nga flakët e zjarrit ishte kapluar edhe një automjet udhëtarësh “Fiat”, në pronësi të një personi juridik. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër T.S. (39), një të mituri, M.Z. (30) dhe M.Z. (67), të gjithë nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale dhunë. Më 24.05.2026, të denoncuarit, në oborrin e shtëpisë familjare të I.Gj., e kishin sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij.

 

Më 17.07.2026, në ora 23:00, në fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, nëpunësit policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria D.M. (31) dhe A.S. (30), të dy nga fsh. Bansko, rajoni i Strumicës. Gjatë kontrollit ndaj tyre, tek D.M. është gjetur një paketim me kokainë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 18.07.2026, në orën 00:20, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Lisiçes, dy persona kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një gruaje 32-vjeçare. Në lidhje me rastin është privuar nga liria A.M. (41) nga Shkupi dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 18.07.2026, në orën 00:15, në Negotinë, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria P.P. (37) nga fsh. Marenë, rrethina e Kavadarit. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh „Opel“ me targa të Kavadarit, që e drejtonte, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thërrmuese. P.P. u shoqëruar në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 17.07.2026, në Kavadar, nëpunës policorë të SPB Veles i privuan nga liria T.N. (50) dhe G.L. (39), të dy nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit te T.N. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa te G.L. është gjetur dhe sekuestruar lëndë kokërrzore e bardhë. Ata u shoqëruan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 17.07.2026, në orën 23:45, në NJPB Negotinë, 35-vjeçarja L.A.M. denoncoi se gjatë mbajtjes së seancës së Këshillit të Komunës së Negotinës, këshilltari i Këshillit të Komunës së Negotinës, L.T., e ka penguar zhvillimin e punës së Këshillit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 23:10, në SPB Ohër, u privua nga liria P.S. nga një fshat i Ohrit, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare kishte qenë agresiv ndaj bashkëshortes së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 17.07.2026, në orën 16:00, në një fshat të Strugës, është privuar nga liria V.K. (55), pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 16.07.2026, në orën 17:30, në SPB Shkup, një grua 20-vjeçare denoncoi se rreth orës 14:30, në dyqan në një qendër tregtare në zonën e Gjorçe Petrovit, derisa i provonte rrobat në kabinën e zhveshjes, e kishte vërejtur një person të hipur në shkallë, i cili e shikonte gjersa ajo ndërrohej. Lidhur me rastin, në stacion policor u zhvillua bisedë zyrtare me L.S. (43) nga Shkupi dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 08:45, në SPB Tetovë, A.S. (42) nga Tetova denoncoi se gjatë natës, nga autorë të panjohur, me armë zjarri është shtënë në drejtim të objektit të firmës së tij në Tetovë. Ekipi hetimor i SPB Tetovë në vendngjarje ka gjetur 11 gëzhoja, me ç’rast janë konstatuar dëmtime të objektit dhe të automjeteve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.07.2026, në orën 00:50, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria V.Sh. (23) nga Kumanova, me vendqëndrim në fsh. Leshok, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 17.07.2026, në orën 08:50, në SPB Tetovë u njoftua se në kryqëzimin e rr. „Ilindenska“ dhe rr.„Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Opel Zafira“ me targa të Tetovës, të drejtuar nga Xh.N. (60) nga Tetova dhe një mopedi elektrik të drejtuar nga një 15-vjeçar nga Tetova. Pas aksidentit, drejtuesi i mopedit u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 17.07.2026, në orën 19:40, në SPB Tetovë u njoftua se në rrugën „137“ në Gostivar, gjersa S.A. (38) nga fsh. Çegran po kryente punime me një makinë pune – ekskavator, makina ishte përmbysur, me ç'rast ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Më pas ai u dërgua për trajtim mjekësor në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 17.07.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, E.P.M. (50) nga Shkupi denoncoi se nga muaji mars i këtij viti deri në ditën e denoncimit, në zonën e Komunës së Aerodromit, djali i saj i mitur është keqtrajtuar fizikisht disa herë nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup u denoncua se në shtëpinë e gjyshes së saj në fsh. Bunarxhik, rrethina e Shkupit, një e mitur është sulmuar nga personi me inicialet C. „P“, i cili ka thyer edhe një pjesë të orendive shtëpiake. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 10:50, në Shtip, nëpunës policorë e privuan nga liria A.V. (61) nga Shtipi, duke vepruar pas denoncimit të gruas së tij jashtëmartesore 52-vjeçare se në shtëpi, nën ndikimin e alkoolit, e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 17.07.2026, në orën 18:42, në SPB Shtip, Ndihma e Shpejtë Mjekësore - Pehçevë njoftoi se rreth orës 18:10 kishte marrë thirrje për të ndërhyrë pranë fsh. Pançarevë, ku J.Gj. (58) kishte marrë lëndime gjatë prerjes së druve, ku ka qenë së bashku me djalin e tij. Gjatë rrugës për në institucionin shëndetësor, J.Gj. ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike - Dellçevë, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Më 18.07.2026, në orën 00:30, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e privuan nga liria K.L. (32), shtetas i Gjermanisë me vendqëndrim në Shtip, pasi së bashku me bashkëshorten e tij K.H. (30), në rrugën „Goce Dellçev“ në Shtip, kanë sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili ka kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 18.07.2026, në orën 02:00, në SPB Shkup, R.S. (45) nga Shkupi denoncoi se më 17.07.2026, rreth orës 23:30, në zonën e Shuto Orizarës, ishte sulmuar fizikisht nga personi me inicialet S. „P“. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.07.2026, në orën 02:20, në SPB Shkup, J.I. (38) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 23:30, në zonën e Shuto Orizarës, B.O. kishte kërcënuar dy fëmijët e tij të mitur dhe kishte ngritur dorën në drejtim të djalit të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 10:30, S.S. (66) nga Kriva Pallanka denoncoi se më 16.07.2026, rreth orës 17:00, në zonën e Qendrës, tre persona, duke përdorur forcë fizike, ia kishin marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet F.F. (34) dhe M.Xh. (19), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.07.2026, në ora 21:00, në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se më 14.07.2026, rreth orës 23:30, në shtëpinë e saj në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.P. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, O.T. (52) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 12:15, në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, M.D. (33) nga fsh. Svillarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij E.D. (36), i cili gjithashtu me një send të mprehtë i ka bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu