Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.07.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.07.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.J. (35) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.12.2025, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast i është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.L. (29), H.K. (28), V.M. (27) dhe K.S. (28), të gjithë nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 10.04.2026, në një market në Kumanovë, të denoncuarit e kanë sulmuar fizikisht D.M. nga Kumanova, me ç’rast njëri prej tyre ka përdorur një send të qelqtë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.F. (55) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe i lëndëve shpërthyese". Më 01.08.2025, në Tetovë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, për të cilën nuk posedonte leje.

 

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër I.B. (32) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "rrezikim i sigurisë". Më 18.06.2026, i denoncuari në shtëpinë e tij e ka sulmuar fizikisht partneren e tij.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.M. (30) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "dhunë". Më 08.04.2026, në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, i denoncuari me thikë e ka kërcënuar B.D..

 

16.07.2026, në orën 23:10, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria D.H. (31) dhe N.J. (43), për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore dhe kokërrzore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

 

16.07.2026, në orën 08:30, në SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Bllagoja Stefkovski” dhe rr. “Petre Filipovski-Garkata” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.P. (71) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.R. (22) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij Z.A. (20) nga Shkupi ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

16.07.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Kuçkovë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë “Hamaçi” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 15-vjeçar nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 16.07.2026 në vendin e quajtur “Fusha e Mërzencit”, në zonën e fsh. Mërzenci, rrethina e Gjevgjelisë, është gjetur i pajetë një emigrant me inicialet A.M. Sipas njoftimit, rreth orës 11:52, disa emigrantë nga Pakistani kanë kërkuar ndihmë përmes telefonit celular, ndërsa pas mbërritjes në vendngjarje, nëpunësit policorë kanë gjetur tre emigrantë të cilët nuk kanë poseduar dokumente identifikimi, por kanë thënë se janë nga Pakistani dhe një person i pajetë, për të cilin kanë deklaruar se është në moshën 36 -vjeçare dhe ka qenë së bashku me ta. Mjeku ka konstatuar vdekjen e personit, pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Tre emigrantët janë transferuar në Qendrën e Pritjes “Vinojug” - Gjevgjeli.

 

Më 16.07.2026, në orën 11:00, në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Sh.B. (36) nga Kumanova, për shkak se ka tentuar që ta sulmojë vëllain e tij me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

16.07.2026, në orën 12:29, në Kratovë, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e privuan nga liria A.M.B. (41), shtetas i Mbretërisë së Bashkuar. Ai, në kompleksin e Kuklicës, ka penguar inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilët kanë kryer veprime zyrtare. A.M.B. u shoqërua në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 16.07.2026, në orën 11:00, në Tetovë, në rr. “Kuzman Josifovski-Pitu”, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në bazë të urdhrit të gjykatës, e kanë arrestuar B.S. (59) nga Tetova, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235-a, paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu - Tetovë për vuajtjen e dënimit.

 

Më 17.07.2026, në orën 00:25, në një kazino në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria J.S. (59) nga fsh. Reçicë e Vogël, për shkak se tek ai, gjatë kontrollit është gjetur një qese me lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 16.07.2026, në orën 14:00, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria G.B. (29) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ajo e kishte sulmuar fizikisht djalin e saj shtatëvjeçar. Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 16.07.2026, në orën 16:40, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.S. (35) nga Sveti Nikolla, pas denoncimit se përmes një aplikacioni në telefon celular kishte bërë kërcënime ndaj ish-partneres së tij 40-vjeçare nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër N.J. (20) nga Shtipi mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.01.2026, në Shtip, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj dy personave nga Shtipi, te të cilët është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën më parë e kishin siguruar nga i denoncuari.

 

Më 17.07.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, një grua 30-vjeçare nga Kumanova denoncoi se në periudhën prej muajit qershor të këtij viti ishte ndjekur nga ish-partneri i saj D.S., i cili gjithashtu e kishte shqetësuar me mesazhe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 Më 17.07.2026, në orën 00:05, në rrugën “Korpusi 15”në Ohër, është privuar nga liria S.A. (69) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se ka qenë agresiv ndaj një anëtari të familjes së tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 16.07.2026, në orën 20:00, në SPB Manastir u njoftua se në zonën e fsh. Podmoll, rrethina e Prilepit, është gjetur një traktor i përmbysur, i drejtuar më parë nga M.T. (54) nga fsh. Kanatlarc. Nga lëndimet e marra, M.T. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Prilep. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa ekipi hetimor i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

NJPB Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër L.N. (57) nga rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "lëndim trupor". Më 10.05.2026, në shtëpinë familjare në Dellçevë, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime.

 

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër V.F. (25) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 27.03.2026, nëpunës policorë në Shkup kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 16.07.2026, në orën 23:00, në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare nga rajoni i Shkupit denoncoi se rreth orës 13:45, i afërmi i tyre T.K. kishte bërë kërcënime ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.07.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, R.B. (43) nga Shkupi denoncoi se më 03.07.2026, në një qendër tregtare në territorin e Komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga H.K., i cili, sipas denoncimit, është i punësuar si sigurim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.07.2026, në orën 12:25, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria J.S. (60) nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 52-vjeçare nga Velesi, se e ka ndjekur dhe ka qenë para shtëpisë së saj dhe para objektit ku ajo punonte, me çka nuk e ka respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Velesit me të cilin i ndalohej të kontaktonte dhe t’i afrohej asaj. Ai u ndalua në stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 16.07.2026, në ora 13:15, në SPB Negotinë, një banore 44-vjeçare e fshatit Disan i Poshtëm, rrethina e Negotinës, denoncoi se ishte mashtruar për shumën prej 49.087 denarësh. Sipas denoncimit, ajo kishte kontaktuar me një person përmes një rrjeti social me qëllim të marrjes së një kredie dhe kishte bërë disa pagesa për gjoja shpenzimet e miratimit të kredisë, por kredinë nuk e kishte marrë. Më pas, rastin e kishte paraqitur në stacion policor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 16.07.2026, rreth orës 04:00, në SPB Veles, nga Qendra e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Velesit u njoftua se tek ta ishte sjellë me lëndime trupore T.R. (27) nga Velesi. Sipas njoftimit, rreth orës 03:00, para Stacionit Hekurudhor të Velesit, gjatë lidhjes së lokomotivave tërheqëse nga një binar në tjetrin, një lokomotivë ishte përplasur në një lokomotivë tjetër të parkuar, në të cilën ndodhej makinisti T.R., i cili në këtë rast ka pësuar lëndim trupor. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Veles.

 

 

Accessibility Menu