Më 16.11.2026, në orën 16:55, në fsh. Deviç, Makedonski Brod, nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod e kanë privuar nga liria E.J.R. (61) nga fsh. Deviç. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij në Makedonski Brod dhe në fsh. Deviç, të realizuara me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës, në shtëpi, në fsh. Deviç, janë gjetur dhe sekuestruar 15 copë municion manovrues. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë dhe kanë zhvilluar biseda zyrtare me prindërit e dy të miturve për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: një 17-vjeçar nga Shkupi, 21-vjeçarja T.S. nga fsh. Gluvë, rrethina e Shkupit, N.T. (37) nga fsh. Tisovicë, Komuna e Zelenikovës dhe E.R. (37) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës. Ndërkaq, biseda zyrtare janë zhvilluar me prindërit e dy 17-vjeçarëve, njëri nga Gradsko dhe tjetri nga fsh. Ulanë, Komuna e Gradskos, për shkak se kishin drejtuar motoçikleta pa targa regjistrimi dhe pa e fituar të drejtën për drejtimin e tyre. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjet Z.D. (40) nga Manastiri dhe I.G. (41) nga Ohri, i cili paraprakisht kishte qenë i përfshirë edhe në një aksident trafiku. Personi A.B. (25) nga fsh. Virçe, rrethina e Dellçevës, kishte drejtuar automjet udhëtarësh, pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër F.S. (19) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 09.11.2026, në një shteg këmbësorësh në Shkup, nëpunës policorë e kanë vërejtur të kallëzuarin duke hedhur një qese me marihuanë, të cilën e kanë gjetur dhe sekuestruar. Më vonë, nëpunës policorë, me urdhër gjykate, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç'rast kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 16.11.2026, në orën 16:35, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Justiniani i Parë“ në Shkup, një automjet udhëtarësh „Shkoda“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga J.I. (44) nga Krusheva, ka goditur B.S. (78) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.O. (37) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 05.11.2026, në një objekt hotelierik në Shkup, nëpunës policorë kanë realizuar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç'rast kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Titan“ e kalibrit 7,65 mm me karikator dhe municion.
Më 16.11.2026, në orën 21:25, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë privuar nga liria N.A. (51) nga Kriva Pallanka, duke vepruar pas denoncimit paraprak të vajzës së tij 20-vjeçare, se në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Lindje ka paraqitur kallëzim penal kundër S.A. (51) nga fsh. Jabollçishtë e Poshtme, Komuna e Çashkës dhe E.P. (54) nga fsh. Dvorishtë, rethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. Më 29.09.2026, në territorin e fsh. Rusinovë, rrethina e Berovës, në vendin e quajtur „Mamutli“, i kallëzuari i parë, me urdhër të të kallëzuarit të dytë, ka kryer prerje të kundërligjshme të drunjve, pa dokumentacion përkatës, me ç'rast është shkaktuar dëm material në vlerë prej 151.560 denarësh.
Më 16.11.2026, rreth orës 17:35, SPB Tetovë është njoftuar se në bul. „Ilindenska“ në Tetovë, një automjet udhëtarësh „Suzuki“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.A. (56) nga Tetova, ka goditur N.D. (56) nga Tetova. Në aksident, N.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 16.11.2026, në orën 16:50, në vendin e quajtur „Kopërnica“, në zonën e fsh. Mesheishtë, Komuna e Debërcës, nëpunës policorë nga SPB Ohër i kanë privuar nga liria N.T. (38) dhe një 16-vjeçar, të dy nga fshati Mesheishtë. Gjatë kontrolleve të kryera, nëpunësit policorë i kanë zënë dy personat duke kryer prerje të kundërligjshme të drunjve me sharrë motorike dhe duke i ngarkuar në automjetet e udhëtarëve „Opel Frontera“ dhe „SsangYong“, të dyja pa targa regjistrimi. Drunjtë e prerë në mënyrë të kundërligjshme, dedikuar për dru për ngrohje, si dhe të dy automjetet janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 16.11.2026, në orën 22:05, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria Z.Z. (56) nga një fshat i rrethinës së Kërçovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se me armë zjarri i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij, me të cilën është në procedurë për shkurorëzim. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 16.11.2026, në orën 20:40, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Katllanovë, rrethina e Shkupit, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet I.K. (33) nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Shkupit dhe B.B. (57) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Ç. (30) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar“ dhe „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.11.2026, në rr. „Fushata e Shkurtit“ në Shkup, nëpunës policorë kanë kryer kontroll në një automjet udhëtarësh „Peugeot 207“, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç'rast në automjet janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, thikë dhe para. Gjatë ndërmarrjes së masave, i kallëzuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë.
Më 16.11.2026, në orën 15:20, në SPB Shkup, D.D. (42) nga Shkupi ka denoncuar se më 14.11.2026, rreth orës 21:15, në zonën e Komunës së Aerodromit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.11.2026, në orën 19:20, në një qendër sportive në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, ku po zhvillohej një ndeshje basketbolli, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë ndaluar K.C. (22) nga Shkupi, për shkak se kishte kryer kundërvajtje sipas nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme në Ndeshjet Sportive. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.11.2026, në orën 12:10, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Bit Pazarit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.M. (42), nga njëra anë, dhe G.I., J.I. (67) dhe N.I. (64), nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P. (52) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 03.11.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç'rast është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Crvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator dhe municion.
Më 17.11.2026, në orën 04:30, në SPB Shkup, A.R. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 03:40, në territorin e Bit Pazarit, tre persona (dy meshkuj dhe një femër) e kishin sulmuar fizikisht dhe, duke e kërcënuar me një send të mprehtë, i kishin marrë telefonin celular dhe paratë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.11.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, V.M. (34) nga Shkupi ka denoncuar se në shtëpinë e saj, në zonën e Bit Pazarit, kishte gjetur një pistoletë „Bereta“, karikator dhe fishekë, në pronësi të gjyshit të saj të ndjerë. Arma dhe municioni janë marrë për procedim të mëtejshëm.
Më 16.11.2026, në orën 18:40, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.T. (43) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tyre kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 50-vjeçare nga Shkupi dhe djalin e tyre të mitur, si dhe kishte bërë kërcënime ndaj tyre me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.