Më 15.11.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.S. (30), A.K. (24) dhe një 17-vjeçari, të gjithë nga Shkupi, si dhe D.P. (22) nga fsh. Tabanoc, rrethina e Kumanovës, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë e kokërrzuar e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër Z.B. (61) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 12.10.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të cilat i përdorte i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Cërvena Zastava“, dy karikatorë dhe fishekë.
Më 15.11.2026, në orën 10:00, në Stacionin Policor Novaci, S.D. (72) nga Manastiri ka denoncuar se në afërsi të lumit Cërna, në fsh. Novaci, kishte vërejtur dy granata. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ndërsa pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit i ka ngritur granatat në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie të kalibrit 75 mm dhe një granatë artilerie të kalibrit 105 mm nga Lufta e Parë Botërore.
NJKB Koçan ngriti kallëzim penal kundër B.O. (43) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 05.09.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër një të mituri nga Makedonska Kamenica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 09.12.2025, në vendin e quajtur „Ujëvara e Sipërme“, në lumin Kameniçka, nëpunësit policorë e kanë vërejtur të kallëzuarin duke hedhur një qese, e cila është gjetur dhe sekuestruar, ndërsa në të janë gjetur marihuanë, një thërrmuese me mbetje marihuane dhe një peshore digjitale. Gjithashtu, gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e të kallëzuarit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 15.11.2026, në orën 15:35, në NJPB Prilep, M.J. (38) nga Prilepi ka denoncuar se në afërsi të shtëpisë së tij të pushimit në Prilep, në rrugën për Pletvar, kishte dëgjuar një të shtënë nga arma e zjarrit, pas çka kishte vërejtur se në kapakun e automjetit të tij „Opel Astra“, me targa të Prilepit, ishte ngulur një projektil i armës së zjarri. Nëpunësit policorë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për projektil i armës së gjahut, i cili është marrë për veprime të mëtejshme.
Më 15.11.2026, në orën 13:40, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup është denoncuar se gjatë kontrollit në dhomën e paraburgimi, ku ishte vendosur B.B. (27), është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Droga është sekuestruar nga Njësiti i Tregtisë të Palejuar pranë SPB Shkup për veprime të mëtejshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të paraqitet kallëzim përkatës.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.A. (57) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 08.12.2025, nëpunësit policorë të Sektorit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Kumanovë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Ekol“, e kalibrit 9 mm, dhe fishekë.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D. (46) nga Kavadari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 22.06.2025, në rr. „Alija Avdoviq“ në Shkup, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Volkswagen Passat“, të cilin e drejtonte i kallëzuari dhe në të cilin ndodheshin edhe dy persona të tjerë nga Kavadari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar heroinë.
Më 15.11.2026, në orën 14:00, nëpunës policorë të Stacionit Policor Ropotovë, në zonën e fsh. Slepçe, e privuan nga liria B.S. (50) nga fsh. Çërnilishtë, Komuna e Dollnenit, pasi është kapur duke kryer prerje të kundërligjshme të drunjve. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.11.2026, në orën 11:00, nëpunësit policorë të NJPB Krushevë, në afërsi të Manastirit „Sh. Gjergji“, në territorin e fsh. Buçin, rrethina i Krushevës, e privuan nga liria I.S. nga fsh. Presill, rrethina e Krushevës, pasi është kapur duke gjuajtur kafshë të egra pa poseduar leje për gjueti dhe leje ditore për gjueti. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.11.2026, në orën 17:10, në Shkup, në zonën e Butelit, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria D.M. (42) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se, për shkak të një mosmarrëveshjeje në autobus, fizikisht e kishte sulmuar V.K. (59) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë ka dorëzuar njoftim kundër dy të miturve nga fsh. Grupçin, Komuna e Zhelinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 19.11.2025, në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, te kryqëzimi për fsh. Grupçin, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh „Volkswagen Golf“, të cilin e drejtonte njëri prej të miturve, tek i cili është konstatuar prania e metabolitëve të tetrahidrokanabinolit. Ndërkaq, gjatë kontrollit të kryer në automjet është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 15.11.2026, rreth orës 13:10, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 12:30, në zonën e Bit Pazarit, L.A. nga Shkupi i kishte sulmuar fizikisht fqinjin e tij R.S. dhe mbesën e tij të mitur, me ç’rast kishte përdorur edhe një send të fortë, si dhe u kishte bërë kërcënime me sende të mprehta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.11.2026, në orën 21:15, në SPB Shkup, K.N. (30) nga Shkupi ka denoncuar se në automjetin e tij të udhëtarëve, i cili ishte i parkuar në garazhin nëntokësor të një ndërtese në zonën e Komunës së Aerodromit, kishte gjetur një letër me mesazh kërcënues. Sipas denoncimit, edhe gjatë muajit paraprak, në një rrjet social kishte marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese lidhur me klubin e basketbollit në të cilin aktualisht luan. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër R.A. (22) nga Shkupi, mbi dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 05.11.2026, në Shkup, nëpunësit policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Audi“, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë „Cërvena Zastava“, dy karikatorë dhe fishekë.
Më 16.11.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, L.L. (29) ka denoncuar se në periudhën nga 13 deri më 15.11.2026, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, me përdorimin e forcës ishte është hyrë në një shtëpi dhe janë marrë ar, para dhe çelësat e dy automjeteve të udhëtarëve, ndërsa më pas, me çelësin e marrë, ishte vjedhur edhe një automjet i udhëtarëve „Dacia“, në pronësi të SHA MEPSO. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër I.E. (28) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës“. E kallëzuara, duke e lënë pas dore detyrimin e saj prindëror të kujdesit dhe edukimit, i ka detyruar dy fëmijët e saj të mitur të bëjnë punë, që nuk i përgjigjet moshës dhe fuqisë e tyre fizike dhe njëherësh i ka nxitur të kërkojnë lëmoshë.