Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA)

Takimi i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA)

Më 30 dhe 31 maj 2023, në Ankara, Republika e Turqisë, u mbajt Takimi i 23-të i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Akademive Policore (INTERPA).

Në takim mori pjesë një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme, i kryesuar nga zëvendësministrja e Qendrës për Trajnim, Suza Trajkovska. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga gjashtë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të INTERPA-s dhe përfaqëson një hallkë kyçe në procesin e vendimmarrjes që propozohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Akademive Policore.

Në Takimin e 23-të, delegacioni i MPB-së dha mbështetje për realizimin e ngjarjeve të planifikuara për periudhën 2023–2026, për Programin e propozuar të trajnimeve të planifikuara me mundësi për kontributin tonë në fushat e bashkëpunimit, sipas përfitimeve për pjesëmarrësit, si dhe për mbështetjen e Programit për shkëmbim të pjesëmarrësve në trajnimet e planifikuara për vitin 2024.

Accessibility Menu