Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U Mbajt Trajnim për Trajnerë

U Mbajt Trajnim për Trajnerë

Në periudhën nga 27 marsi deri më 7 prill 2023, në Qendrën për Trajnim u mbajt një trajnim për trajnerë për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës për Sigurinë Publike.

Trajnimi u zhvillua nga trajnerë të rregullt të Qendrës për Trajnim, dhe përfundoi sot me dhënien e Certifikatave të përfundimit të trajnimit.

Ky trajnim është vetëm një nga seria e trajnimeve që Qendra për Trajnim i zhvillon vazhdimisht dhe do të jetë pjesë e katalogut vjetor të trajnimeve i cili është në fazën e përgatitjes dhe përpunimit në bashkëpunim me OSBE-në.

Me këtë trajnim të suksesshëm do të fitojmë trajnerë që në të ardhmen do të jenë në gjendje të zbatojnë metodat moderne të mësimit në trajnimet e punonjësve si ligjërues – trajnerë dhe që ndër të tjera do të jenë në gjendje të transmetojnë njohuritë dhe përvojën e tyre tek pjesëmarrësit e tjerë.

Accessibility Menu