Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kadetët nga Qendra e Trajnimit në terren

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Në periudhën nga 13 deri më 16.09.2015, në stacionet policore me kompetenca të përgjithshme në të gjitha sektorët për punë të brendshme po zhvillohet testi praktik për matjen e kompetencave nga pjesa e dytë për kandidatët e Trajnimit Bazë për polic 2015/16 – Mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike.

Testi është praktik dhe zhvillohet në vendin e punës në situatë reale, ku kandidatët realizojnë trajnimin në terren me mentorët e tyre. Çdo kandidat së bashku me vlerësuesin dalin në terren ku duhet të zotërojnë kompetenca të caktuara të cilat janë në formularin e vlerësimit, ndërsa në fund vlerësuesi i jep shpjegime për mënyrën se si ka vepruar gjatë testit dhe i shënon notën.

Ky test për matjen e kompetencave është vetëm një pjesë nga pesë segmentet që kandidatët duhet t’i kalojnë për të përfunduar me sukses një nga tre modulet e trajnimit për polic.

Vlerësimi i testit praktik është i pavarur, që do të thotë se e bëjnë policë të përvojë që profesionalisht kryejnë detyrat e tyre në sektorin e rendit dhe qetësisë publike, të cilët më parë janë trajnuar për vlerësim në Qendrën për Trajnim.

 

Accessibility Menu