Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës dhe delikteve pasurore, si dhe për një trafik më të sigurt

Aktivitete parandaluese për parandalimin e dhunës dhe delikteve pasurore, si dhe për një trafik më të sigurt
Sot (31.03.2026), nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Veles realizuan aktivitete parandaluese-edukative për mbrojtje nga deliktet pasurore dhe mashtrimet me temat “Mbroje shtëpinë tënde” dhe “Mbrojtje nga vjedhjet e xhepave”. Qytetarëve u është theksuar nevoja për kujdes më të madh dhe mënyrat se si të mbrohen nga lloje dhe forma të ndryshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë personale dhe pasurore. Aktiviteti ishte veçanërisht i fokusuar te popullata më e moshuar, e cila është më shpesh cak i llojeve të ndryshme të delikteve pasurore, duke u theksuar që të mbrojnë mirë shtëpitë e tyre, të kujdesen për sendet personale dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë komunikimit me persona të panjohur, në mënyrë që të mos bëhen viktima të vjedhjeve dhe mashtrimeve. Aktivitet parandalues me temë “Mbroje shtëpinë tënde”, në Hanet e Vranovcit, Stari Grad (Qytetit të Vjetër) dhe Izvor (Burimit), komuna e Çashkës, sot realizuan edhe nëpunës policorë nga Njësia Policore Çashkë.
Nëpunës policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor Kavadar dhe SPB Shtip, në Kavadar, Shtip, Koçan dhe Berovë realizuan aktivitete parandaluese me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, kulturës në komunikacion dhe vetëdijes te drejtuesit e automjeteve, në drejtim të uljes së numrit të aksidenteve në komunikacion. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda material edukativ i shtypur.
Nëpunës policorë nga SPB Manastir dhe SP Berovë, në Berovë dhe në SHF “Kërste Petkov Misirkov” në fshatin Bistricë, rajoni i Manastirit, zhvilluan aktivitete parandaluese me qëllim parandalimin e çdo forme të dhunës me bazë gjinore. Në kuadër të aktiviteteve, u vendos theksi te veprimet dhe procedurat në rastet e paraqitjes së dhunës me bazë gjinore, si dhe te qasshmëria e shërbimeve për ndihmë, mbrojtje dhe strehim të përkohshëm. Në komunikim të drejtpërdrejtë, qytetarëve u janë dhënë udhëzime dhe këshilla se çfarë mund të bëjnë nëse gjenden në situatë kur janë dëshmitarë të ndonjë forme të caktuar të dhunës.

Accessibility Menu