Sot (15.04.2026), nëpunës policorë nga NJPB Resnjë realizuan një aktivitet parandalues në shkollën e mesme “Car Samoill” në Resnjë me maturantët e kësaj shkolle, duke u përqëndruar për kremtimin e sigurt dhe të denjë të maturës. Gjatë aktivitetit u theksua se çdo prishje e rendit dhe qetësisë publike do të sanksionohet në mënyrë përkatëse.
Gjatë ditës së djeshme, në SHMK “Nikolla Shtejn” në Tetovë, nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim pranë SPB Tetovë morën pjesë në një aktivitet parandalues të fokusuar në luftimin e varësive, veçanërisht të drogës. Me këtë rast, të rinjtë u njohën me pasojat e dëmshme të përdorimit të drogës, si dhe me pasojat ligjore që sanksionojnë këtë dukuri devijante.