Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, parandalimin e zjarreve dhe sjelljeve devijante te të rinjtë

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, parandalimin e zjarreve dhe sjelljeve devijante te të rinjtë
Sot (07.08.2026), nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Seksionit për Parandalim pranë SPB Veles zhvilluan aktivitete parandaluese në Shkup, si dhe në fshatrat Karasllar, Cërkvino dhe Koçilarë (rajoni i Velesit), me qëllim parandalimin e zjarreve. Qytetarëve iu theksua nevoja për mbrojtjen dhe uljen e rrezikut nga zjarret pyjore dhe zjarret në hapësira të hapura, si dhe kujdesi gjatë kryerjes së punëve bujqësore. Gjithashtu u bë thirrje për vigjilencë më të madhe gjatë periudhës së verës, bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe raportim të detyrueshëm të çdo sjelljeje të papërgjegjshme.
Nëpunësit policorë të Stacionit Policor Çashkë zhvilluan një aktivitet parandaluese në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor, ku drejtuesit e automjeteve u informuan për detyrimin që ta përshtatin shpejtësinë sipas sinjalizimit rrugor dhe kushteve në rrugë. Po ashtu, u tërhoq vëmendja për rrezikun që marrin përsipër nëse nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, si për sigurinë e tyre personale, ashtu edhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Ndërkohë, nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Tetovë dhe Njësisë Policore për Sigurinë në Komunikacion pranë NJPB Negotinë realizuan aktivitete parandaluese në Tetovë dhe Negotinë, të fokusuara te këmbësorët. Qëllimi ishte të rikujtoheshin këmbësorëve se edhe ata, si pjesëmarrës aktivë në komunikacion, janë të detyruar të respektojnë rregullat e komunikacionit. U theksua se rruga duhet të kalohet vetëm në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, pa përdorur kufje apo telefona celularë, si dhe të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në zona të pa ndriçuara.
Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion zhvilluan edhe zyrtarët policorë të SPB Shtip në Koçan, Shtip dhe Dellçevë. Këto aktivitete synojnë rritjen e kulturës së komunikacionit dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në kuadër të aktivitetit u shpërnda edhe material edukativ i shtypur.
Gjatë ditës së djeshme, mëpunësit policorë të Stacioneve Policore në Sveti Nikollë, Probishtip dhe Berovë realizuan aktivitetin parandaluese “Patrullat e fqinjësisë – Së bashku për një komunitet më të sigurt”. Aktivitetet u zhvilluan në disa lokacione ku në orët e mbrëmjes mblidhen më shpesh të rinjtë, si parqe, fusha sportive dhe objekte hotelerie.
Gjatë bisedave të drejtpërdrejta me të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm, u theksua rëndësia e respektimit të ligjeve, sjelljes së përgjegjshme në vende publike, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbrojtjes së pronës publike dhe pajisjeve urbane. Vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve, abuzimit me alkoolin dhe substancat psikoaktive, si dhe njohjes dhe shmangies së formave të tjera të sjelljes me rrezik

Accessibility Menu