Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Ohër dhe SPB Shtip për siguri rrugore

Aktivitete parandaluese të SPB Ohër dhe SPB Shtip për siguri rrugore
Gjatë ditës së djeshme (28.01.2026) Seksioni për parandalim pranë SPB Ohër filloi zbatimin e një fushate parandaluese për sigurinë rrugore, të orientuar te motoçiklistët, çiklistët dhe personat që drejtojnë trotineta elektrikë. Me këtë rast, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe shpërndarjes së fletushkave edukative, qytetarët u informuan për nevojën e respektimit të rregullave të trafikut me qëllim pjesëmarrjen e sigurt në të, veçanërisht në lidhje me detyrimet ligjore për mbajtjen e detyrueshme të helmetës mbrojtëse, përdorimin e detyrueshëm të shtegut të biçikletave, si dhe respektimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale rrugore.
Në territorin e SPB Shtipit, sot në Probishtip, Vinicë, Berovë dhe Koçan, u zhvilluan aktivitete parandaluese me moton "Mos drejtoni automjet nën ndikimin e alkoolit", "Drejtoni automjet të rregullt teknikisht" dhe "Vendosni rripin e sigurisë". Shoferët u informuan për pasojat e dëmshme që mund të paraqiten nëse automjeti drejtohet nën ndikimin e alkoolit, si dhe për nevojën e kontrolleve të rregullta të gjendjes teknike të automjeteve. Gjithashtu u theksua se përdorimi i rripit të sigurisë kontribuon ndjeshëm në uljen e shkallës së lëndimeve gjatë aksidenteve eventuale rrugore.

Accessibility Menu