Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dixhitalizimi: Si të merrni një certifikatë të shtetësisë në internet pa shkuar në sportel?

Dixhitalizimi: Si të merrni një certifikatë të shtetësisë në internet pa shkuar në sportel?

nga shtyllat e programit qeveritar. Si Ministri fuqishëm jemi të fokusuar në përmirësimin e përhershëm të shërbimeve ekzistuese dhe krijimin e shërbimeve të reja elektronike nga fushëveprimi i MPB-së, përmes të cilave qytetarët shumë shpejt do të vijnë deri te informacioni ose dokumenti i cili i është i nevojshëm pa pasur nevojë të humbin kohën e tyre të lirë duke pritur në sportelet e MPB-së ose të ndonjë institucioni tjetër.

Deri më tani procedura e dhënies së certifikatës së shtetësisë ka filluar me plotësimin e kërkesës për dhënien e certifikatës së shtetësisë, e cila duhej të parashtrohet deri te Sektori i Punëve të Brendshme pranë MPB-së në varësi se në cilin rajon banon parashtruesi i kërkesës. Pas tre deri më pesë ditë pune parashtruesi i kërkesës duhej të shkonte ta merr certifikatën e shtetësisë. Gjithsesi, kush dëshiron edhe sot ka mundësi të shfrytëzojë këtë mundësi të aplikimit në sportelet e MPB-së, por tani më ekziston edhe one-line opsioni dixhital më i lehtë përmes të cilit me disa klikime mund të merrni certifikatën tuaj të shtetësisë.

Sot certifikatë të shtetësisë mund të merrni edhe one-line në Uslugi.gov.mk.

Marrja e dokumentit one-line është më e lehtë, kurse gjithsesi më e shpejtë se në mënyrë fizike të parashtroni kërkesë.

Për të pasur akses në pjesën private të Portalit, për të kryer e-shërbime elektronike, duhet të keni krijuar profil përdoruesi, pra një eID profil.

Qytetarët të cilët tani më kanë profil të DAP-it (е-PDD) mund ti shfrytëzojnë të dhënat ekzistuese për tu identifikuar në platformë. Qytetarët të cilët akoma nuk janë regjistruar duhet të regjistrohen dhe të hapin profil të tyre përmes pjesës „регистрација“ e cila gjendet në pjesën e poshtme të portalit. Regjistrimi është i lehtë dhe i thjeshtë, ndiqni të gjthë hapat e sistemit.

Si të merrni një certifikatë të shtetësisë one-line?

Nëse jeni të regjistruar (ose pasi të regjistroheni) i gjithë procesi është i shpejtë dhe i thjeshtë. Ilustrimet e hapave janë nga versioni celular kurse për qytetarët do të ishte edhe më e lehtë  nëse aksesohen nga një desktop.

I.            Së pari nga menyja e-shërbime do të zgjidhni „Пронајди услуга“.

II.          Nga nënmenyja “Dokumentet dhe dokumentet personale” zgjidhni „Државјанство“.

III.       Në faqe zgjidhni Aплицирај.

IV.        Kjo do t'ju çojë në faqen e specializuar për shërbimin.

V.           Këtu punën e parë të cilën duhet ta bëni është të zgjedhni gjuhën në të cilën do të aplikoni për shërbimin.



Shumica e të dhënave "tërhiqen" nga sistemi dhe pjesa më e madhe e formularit plotësohet automatikisht. Emri, mbiemri, dita, muaji dhe viti i lindjes, gjinia, NVAQ-ja, janë pjesë e të dhënave të formularit që plotësohen. Qytetari duhet të plotësojë disa të dhëna për prindërit dhe të zgjedhë të aplikojë për vërtetimin.

 

 

Më tutje në hapin tjetër, në varësi të nevojës, duhet të paraqisni disa nga dokumentet e mëposhtme: certifikatën e lindjes, certifikatën e martesës, letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi. Lajmi i mirë është se mund të bashkëngjitni një skedar PDF nga një dokument i skanuar ose i fotografuar. Kështu që të mos keni nevojë të bëni më shumë se një kopje. Rekomandohet që skedari të cilin ngarkoni të jetë nën 3 MB.

 

Tani vjen hapi i pagesës së dokumentit. Sigurisht, mund të paguani edhe one-line, dhe për pagesë do të drejtoheni te procesori i pagesave Casys.

Pasi të përfundon pagesa, duhet të prisni që të përpunohet konfirmimi nga institucioni. Ju do të merrni kërkesën e krijuar (fotografia më poshtë) pothuajse menjëherë, kurse për dokumentin ju duhet të prisni.

 

Certifikatën e shtetësisë e merrni të nesërmen, pa kaluar asnjë sekondë në sportel. Të nesërmen dokumenti juaj do të jetë gati. Ju e shkarkoni, e printoni dhe është një dokument i vlefshëm për nevojat tuaja.

Accessibility Menu