Të nderuar pjesëtar të MPB-së,
Të nderuar lexues,
Me kënaqësi të madhe ju prezentojmë numrin e katërt të Revistës shkencore ndërkombëtare ''Siguria'' të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Posaçërisht jemi krenarë në faktin që pas më shumë se dy dekadave e përtërim botimin e revistës dhe që me këtë numër i rrumbullakësuam dy vite të suksesshme të zhvillimit të mendimit shkencor, të cilën gjithnjë e më shumë e vendosim në funksion të zhvillimit të politikave dhe të strategjive në punën policore dhe të Ministrisë.
Edhe në këtë numër do të keni mundësinë të lexoni tekste interesante dhe analiza shkencore për çështje të rëndësishme nga lëmia e sigurisë.
Apeloj te të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme t'i shfrytëzojnë të gjitha hulumtimet bashkëkohore shkencore në lëminë e sigurisë dhe në ndërmarrjen e autorizimeve policore gjithnjë t'i kenë parasysh dispozitat ligjore dhe praktikat më të mira botërore.
Dëshiroj të Ju ftoj me tekstet Tuaja profesionale dhe shkencore të transmetoni eksperiencën Tuaj për shkencën policore dhe praktikën policore. Revista ndërkombëtare shkencore ''Siguria'' është copë leximi i përbashkët i ynë, në të cilën gjithsesi vendin e tyre do ta kenë edhe tekstet te kolegeve dhe kolegëve tanë të respektuar.
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
KRYETAR I KËSHILLIT REDAKTUES NDËRKOMBËTAR I REVISTËS NDËRKOMBËTARE SHKENCORE ''SIGURIA''
Oliver Spasovski