Është miratuar Ligji i ri për armët, i cili thjeshton procedurat, zgjat afatet dhe sjell shërbime të reja elektronike.
Një hap në kuadër të Agjendës Reformuese të shtetit.
Çfarë sjell ligji i ri:
Një kërkesë për blerjen e disa armëve.
Kufizim i numrit maksimal të armëve, me përjashtime të rregulluara sipas ligjit.
Mbushja (rimbushja) e municionit në përputhje me ligjin.
Detyrim për të siguruar hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armëve.
Zgjerim i së drejtës së bashkëpërdorimit të armëve.
Afati për blerjen e armës në bazë të trashëgimisë zgjatet nga 2 në 4 muaj.
Afat prej 1 viti nga hyrja në fuqi e ligjit për të gjithë ata që nuk kanë paraqitur kërkesë për blerje në bazë të trashëgimisë ose u është refuzuar për shkak të tejkalimit të afatit, si dhe për legalizimin, riregjistrimin ose dorëzimin vullnetar të armëve.