Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Një grabitje dhe dy tentativa për grabitje mbrëmë në objekte në zonën e Bit Pazarit, po merren masa për gjetjen e autorit

Një grabitje dhe dy tentativa për grabitje mbrëmë në objekte në zonën e Bit Pazarit, po merren masa për gjetjen e autorit
 
Më 21.03.2026, rreth orës 21:21, në SPB Shkup u njoftua se në një objekt tregtar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person ka kërcënuar me pistoletë për të marrë xhiron ditore, por pasi nuk ka arritur ta realizojë qëllimin, ai e ka sulmuar fizikisht pronarin e objektit Z.V. (61). Në orën 21:48 u njoftua se në një bastore sportive në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person e ka kërcënuar me pistoletë të punësuarën dhe ka marrë para nga xhiroja ditore, ndërsa në orën 22:25 u njoftua se në kazino në zonën e Bit Pazarit në Shkup, një person e ka kërcënuar me pistoletë të punësuarën për të marrë xhiron ditore, por nuk ka arritur ta realizojë qëllimin, pas çka ishte arratisur. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rasteve dhe gjetjen e autorit.

Accessibility Menu