Sot (14.04.2026) me rastin e shënimit të 34 vjetorit nga themelimi i Drjetorisë së Doganave, u mbajt një ngjarje ceremoniale në të cilin u prezantuan rezultatet e deritanishme, aktivitetet e realizuara dhe prioritetet e ardhshme të institucionit në drejtim të përforcimit të sistemit dhe luftës kundër krimit.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni dhe Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev. Ceremonia ishte një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me të gjitha format e krimit, si dhe në promovimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.