Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, dr. Astrit Iseni, sot (07.09.2026) vazhdoi vizitën e tij në Kosovë, me ç’rast zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli. Në takim u shqyrtuan çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.
Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni vizitoi Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku zhvilloi një takim me Fehmi Xhatën, drejtor i Departamentit të Policisë Kufitare të Kosovës. Me këtë rast, ai u njoh me funksionimin e qendrës dhe aktivitetet në fushën e menaxhimit të kufirit.
Iseni vizitoi gjithashtu Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u takua me Shpend Shabanin, drejtor i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe me kadetët, me të cilët mori pjesë në një drekë të përbashkët.
Në kuadër të vizitës u realizua edhe një vizitë në Agjencinë e Regjistrimit Civil të Kosovës, ku Iseni u takua me drejtorin Jetmir Hazirin dhe u njoh me kompetencat dhe aktivitetet e Agjencisë.
Vizita përbënte një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe një konfirmim të përkushtimit për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.