Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri Astrit Iseni në ceremoninë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë

 Zëvendësministri Astrit Iseni në ceremoninë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë

 

Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë, një akt historik me rëndësi të veçantë, i cili simbolizon lirinë, sovranitetin dhe aspiratën e popullit shqiptar për vetëvendosje. Këtë vit shënohen 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

Shënimi i kësaj date të rëndësishme paraqet një mundësi për të riafirmuar marrëdhëniet tradicionale miqësore, respektin e ndërsjellë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Avancimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, thellimi i bashkëpunimit institucional dhe përkushtimi i përbashkët ndaj së ardhmes evropiane mbeten themele të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe ndërlidhjen rajonale.

Accessibility Menu