Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Për gjashtë orë janë shqiptuar 103 masa për kundërvajtje komunikacioni në zonën e qytetit të Kavadarit

Për gjashtë orë janë shqiptuar 103 masa për kundërvajtje komunikacioni në zonën e qytetit të Kavadarit

Më 07.07.2025 në periudhën nga ora 15.00 deri në orën 21.00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar në Byronë e Sigurisë Publike dhe Njësiti mobil për sigurinë e komunikacionit rrugor kryen aksion kontrollues në territorin e NjPB Kavadar, për sanksionimin e vozitësve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.


Gjatë kontrollit janë sanksionuar 100 vozitës nga të cilët: 23 vozitës për vozitje pa patent shofer, tetë vozitës për drejtimin e mjeteve motorike me afat të skaduar vlefshmërie të lejes së qarkullimit dhe të polisës, pesë vozitës që drejtojnë mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit, katër vozitës që drejtojnë mjetin me kategori jopërkatëse, 36 vozitës për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, gjashtë vozitës mjetesh me xhama të errësuara pa A-test të kryer, janë përgatitur tre kërkesa për nisjen e procedurës kundërvajtëse për Persona juridikë, si dhe u konfiskuan katër motoçikleta dhe dy mjete transporti sipas nenit 344 të LSKRR-së, ndërsa janë ndërmarrë masa kundër 18 pjesëmarrësve në komunikacion për kundërvajtje të tjera të komunikacionit.


Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.


Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojmë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu