Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se nga 01.04.2025 deri më 18.08.2025, lidhur me zjarret në hapësirë të hapur janë arrestuar gjithsej 39 persona, ndërsa pas ndërmarrjes së masave janë parashtruar 25 kallëzime penale.
Numri më i madh i zjarreve të shpërthyera është konfirmuar se janë shkaktuar nga faktori njerëzor, me motive të ndryshme dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve dhe zbulimin e lidhjes së tyre të mundshme me njëri-tjetrin.
Njëherësh ju njoftojmë se nga 01.07.2025, pasi që është vënë ndalesa e lëvizjes në pyje, deri më 30.07.2025 pa leje me shkrim për lëvizje në pyje, u gjetën 22 persona. Ndaj të njëjtëve do të parashtrohen parashtresa përkatëse sipas Ligjit për Pyjet.
Në drejtim të parandalimit të zjarreve, shërbimet pollicore përdorin dronë për të monitoruar rripat pyjorë në të gjithë vendin.
Me vënien e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në fushën e paralajmërimit të hershëm dhe lokalizimit të zjarreve të mundshme, si dhe detektimi i shkaqeve ose shkaktarëve të tyre të mundshëm.