Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të „drejtimit të pakujdesshëm të automjetit“. Prej tyre, 10 drejtonin automjete pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur.
Një shofer drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërkaq edhe një tjetër drejtonte automjetin përkundër asaj se kishte ndalim aktiv për drejtim.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim të automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit. Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.