Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të mbajtjes së "Maratonës së Shkupit 2025"

Të dielën regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të mbajtjes së "Maratonës së Shkupit 2025"

Më 05.10.2025 (e diel) duke filluar nga ora 08:00, do të mbahet "Maratona e Shkupit 2025" me trasetë vijuese të lëvizjes: trasea e lëvizjes së garës 5 km - Starti në rr. "11 Tetori" (te tregu i gjelbër), drejt përgjatë rr. "11 Tetori", majtas përgjatë bulevardit "Republika e Krushevës", djathtas përgjatë bul. "Brigada e 3-të Maqedonase", gjysmërreth në kryqëzimin midis bul. "Brigada e 3-të Maqedonase" dhe rr. "Vasko Karangelevski" dhe përgjatë trasesë së njëjtë kthim prapa deri në cak - Sheshi "Maqedonia" në rr. "11-ti Tetori" dhe trasea e lëvizjes së maratonës, gjysmëmaratonës dhe garës me stafetë (garuesit lëvizin 2 herë përgjatë trasesë së specifikuar për garën me stafetë dhe maratonën) - Starti Kuvendi i RSM-së në rr. "11-ti Tetori", drejt në drejtim të "Rekord-it" gjegjësisht përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", drejt përgjatë rr. "Mitropolit Teodosij Gologanov", drejt përgjatë rrugës "Vojvoda Vasil Çakalarov", deri në kryqëzimin me rr. "Angel Dinev" ku kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë së njëjtës trase deri në Kuvendin e RMV-së në rrugën "11 Tetori" dhe vazhdon drejt përgjatë rr. "11 Tetori", majtas përgjatë bul. "Republika e Krushevës", djathtas përgjatë bul. "Brigada e 3-të Maqedonase", majtas përgjatë rr. "Vasko Karangelevski", djathtas përgjatë bul. "Jane Sandanski" deri në kryqëzimin me bul. "Serbia" ku kthehet gjysmërreth dhe në të njëjtën korsi prapa përgjatë bul. "Jane Sandanski" deri në kryqëzimin me bul.  "Kuzman Josifovski Pitu" ku kthehet gjysmërreth prapa në të njëjtën korsi deri në kryqëzimin me rr. "Vasko Karangelevski", djathtas përgjatë rrugës "Vasko Karangelevski", djathtas përgjatë rrugës "Brigada e 3-të Maqedonase", majtas përgjatë rr. "Republika e Krushevës", djathtas përgjatë rrugës "11 Tetori" deri në cak - Sheshi Maqedonia.

Për këto arsye, Njësiti për Sigurisë në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm komunikacioni, me komunikacion që do të ridrejtohet në rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

Accessibility Menu