Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në muajin janar 101 sanksione për vënie të paligjshme të folive në makina

Në muajin janar 101 sanksione për vënie të paligjshme të folive në makina
Në periudhën prej 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Sektori i Çështjeve të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ushtroi kontrolle rrugore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit, u sanksionuan 101 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve iu përgaditën parashtresa përkatëse.
 
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu