Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

ë Beograd arrestohet Sait Saitov, i cili shtypi një grua në Shkup dhe u arratis

ë Beograd arrestohet Sait Saitov, i cili shtypi një grua në Shkup dhe u arratis
Më 11.02.2026, nga ana e shërbimeve kompetente në Serbi jemi njoftuar se në Beograd është privuar nga liria Sait Saitov nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të shpallur nga MPB e Maqedonisë, nën dyshimin për kryerjen e veprave të rënda penale “kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe “mosdhënie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku”, lidhur me një ngjarje penalo-juridike që ka ndodhur në Shkup më 09.01.2026.
 
Saitovit i është caktuar paraburgim ekstradues dhe vijon procedura ndërmjet ministrive të drejtësisë të të dyja shteteve, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoni, nxjerrjen para organeve të drejtësisë dhe sanksionimin e tij në përputhje me ligjin.

Accessibility Menu