Gjatë datës 27/28.03.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 03:00, Njësiti Mobil për Sigurinë në Komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, në territorin e komunave Ilinden, Gazi Babë dhe Kisella Vodë, realizoi aksion kontrollues me theks në sanksionimin e drejtuesve të automjeteve të cilët marrin pjesë në komunikacionin publik nën ndikimin e alkoolit.
Janë alkotestuar gjithsej 49 drejtues mjetesh, te nëntë prej tyre është konstatuar prania e alkoolit, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit.
Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 12 kundërvajtje rrugore të tjera, ndërsa janë paraqitur edhe pesë kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe përgjegjës.
Një person është privuar nga liria dhe është konfiskuar një automjet për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht drejtim i automjetit nën masën e ndalimit.
Për të gjithë kryerësit janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së pjesëmarrësve në komunikacion.
Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit është një nga shkaqet kryesore të shkaktimit të aksidenteve rrugore, të cilat jo rrallë përfundojnë me pasoja fatale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.