Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski: Sistemi "One Stop Shop" - një kapitull i ri i ndërlidhjes, transport më i shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi midis dy vendeve

Toshkovski: Sistemi "One Stop Shop" - një kapitull i ri i ndërlidhjes, transport më i shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi midis dy vendeve

 

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mori pjesë në pikën kufitare “Bllacë – Hani i Elezit”, ku në prani të kryeministrave të Maqedonisë, Hristijan Mickoski dhe Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe delegacioneve nga të dyja vendet, zyrtarisht u lëshua në përdorim sistemi i përbashkët i kontrollit kufitar “One Stop Shop”.

Ministri Toshkovski në fjalën e tij theksoi se është obligim i institucioneve që përmes punës së tyre të përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe se me lëshimin në përdorim të  këtij sistemi hapet një epokë e re e transportit më të shpejtë të mallrave dhe më shumë tregti, më shumë turizëm, më shumë shoqëri dhe miqësi më të madhe.

"Ky është rezultat i marrëveshjes midis dy qeverive dhe Protokollit që rregullon mënyrën e kontrolleve kufitare dhe doganore, infrastrukturën, shkëmbimin e të dhënave dhe ndarjen e shpenzimeve. Qëllimi është i qartë - kalim kufitar më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i sigurt. Për udhëtarë, kjo do të thotë një kontroll në vend të dy, pritje më të shkurtra dhe përvojë më të mirë, ndërsa për shërbimet - punë më efikase, koordinim më i mirë dhe një luftë më e fortë kundër aktiviteteve të paligjshme", theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se ky vendkalim kufitar është një nga më të frekuentuarit në vend me më shumë se katër milionë udhëtarë në vit dhe se me zbatimin e tij hapim një kapitull të ri të ndërlidhjes - transport më të shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi mes dy vendeve.

Accessibility Menu