Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i drejtorit të BSP-së, Aleksandar Janev me ekipin e Komponentit 2 të projektit “Përkrahja e BE-së në sundimin e së drejtës”

Takim i drejtorit të BSP-së, Aleksandar Janev me ekipin e Komponentit 2 të projektit “Përkrahja e BE-së në sundimin e së drejtës”

Sot (04.07.2024), drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev së bashku me ekipin e tij realizoi takim pune me ekipin e Komponentit 2 të projektit “Përkrahja e BE-së në sundimin e së drejtës”, të përfaqësuar nga Robert Splajt, Mojca Kuzmiçki dhe Alexandra Nastoska Abi Saab.

 

Në fokus të takimit ishin aktivitetet e Komponentit, si forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të teknikave moderne të hetimit në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Në takim u diskutua gjithashtu për aktivitetet e ardhshme të projektit dhe zbatimin e tyre në praktikë, me theks të veçantë në pesë sfidat kryesore: mbështetjen për Strategjinë nacionale dhe Planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen për Strategjinë nacionale dhe Planin e veprimit për luftën kundër krimit kibernetik, mbështetje për masat parandaluese dhe hetime kundër korrupsionit, mbështetje për reformën e Sektorit të Operacioneve të Fshehta, përmirësimin e kapaciteteve analitike dhe kapaciteteve të burimeve të fshehta njerëzore të informacioneve.

 

Në fund të dy palët siguruan në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm i cili do të pasojë në të ardhmen.

Accessibility Menu