Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Policia e Shkupit kapi në vendngjarje kriminelët që vidhnin në objektet e fabrikës së mëparshme ,,Zhelezarë’’

Policia e Shkupit kapi në vendngjarje kriminelët që vidhnin në objektet e fabrikës së mëparshme ,,Zhelezarë’’

Më 07.05.2025 në orën 01.00 në qarkun e ish-fabrikës ,,Zhelezarë’’, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.Z. (30) nga një rreth i Shkupit, A.H. (24) nga Shkupi dhe B.S. (33) nga rajoni i Likovës. Pas njohurive të pranuara paraprakisht dhe masave të ndërmarra, ata u gjetën duke kryer një vepër penale.

Gjegjësisht, personat kishin kryer vepra penale në qarkun e Zhelezarës për një periudhë të gjatë kohore dhe kishin kërcënuar punonjësit me armë zjarri. Në Stacionin Policor Gazi Babë u krye një bisedë zyrtare me personat dhe në bashkëveprim me prokurorin publik kundër tyre janë ngritur kallëzime penale me procedurë të shpejtë sipas nenit 291 të Kodit Penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake të tre personave u është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditë dhe u shoqëruan në Institucionin Ndëshkues – Korrektues Burgu Shkup për vuajtjen e masës së caktuar.

Accessibility Menu