Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Turne shahu në Kumanovë për nder të 7 Majit - Ditës së Policisë së Maqedonisë

Turne shahu në Kumanovë për nder të 7 Majit - Ditës së Policisë së Maqedonisë

Në prag të 7 Majit - Ditës së Policisë së Maqedonisë, Seksioni për parandalim pranë SPB Kumanovë, sot (06.05.) organizoi një turne shahu në Kumanovë, në të cilin morën pjesë anëtarë të Shoqatës së Pensionistëve, Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë dhe Policisë, nëpunës policorë në pension, si dhe nëpunës policorë nga Stacioni policor me kompetenca të përgjithshme Kumanovë.
Qëllimi i këtij eventi, krahas karakterit festiv, synonte edhe miqësinë, njohjen dhe komunikimin e ndërsjellë midis policisë dhe qytetarëve, duke shënuar festën e policisë në një frymë sportive. Në fund të turneut, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata mirënjohjeje.

Accessibility Menu