Lidhur me videon e publikuar në disa media më 08.10.2026, në të cilën shfaqen automjete udhëtarësh duke lëvizur në një sipërfaqe të papërshtatshme, përkatësisht nëpër shtegun për këmbësorë pranë shëtitores buzë lumit Vardar, nëpunësit policorë të SPB Shkup ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse, me ç’rast u konstatua se njërin automjet të udhëtarëve “Touran”, me targa të Shkupit, e drejtonte B.Q. (45) nga Shkupi, ndërsa automjetin tjetër të udhëtarëve “Mercedes”, po ashtu me targa të Shkupit, e drejtonte J.A. (42) nga Shkupi.
Ndaj të dy shoferëve do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.