Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Udhëheqësia e SPB Shkup merr pjesë në konferencën e shefave të policive të kryeqyteteve evropiane

Udhëheqësia e SPB Shkup merr pjesë në konferencën e shefave të policive të kryeqyteteve evropiane
Udhëheqësia e SPB Shkup po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Capital Policing Europe Conference – CPEC”, e cila po mbahet në Helsinki të Finlandës.
Në konferencën dyditore marrin pjesë shefa të policive nga kryeqytetet evropiane, përfaqësues të Europolit, si dhe përfaqësues të shumë institucioneve evropiane të sigurisë.
Temat kryesore të konferencës së sivjetme janë lufta kundër tregtisë të paligjshme të drogës dhe narkoterrorizmit, si dhe përballja me krimin kibernetik, të cilat paraqesin disa nga sfidat më serioze të sigurisë në shoqërinë bashkëkohore.
Në kuadër të konferencës po realizohen prezantime dhe sesione pune kushtuar gjendjeve aktuale, përvojave dhe sfidave me të cilat përballen policitë evropiane, me theks të veçantë në nevojën për koordinim më të fuqishëm ndërkombëtar, shkëmbim informacioni dhe qasje të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij transnacional.
Në mbyllje të konferencës, shefat e policive të kryeqyteteve evropiane do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe veprim të përbashkët në luftën kundër krimit transnacional.

Accessibility Menu