Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohet një person nga Makedonska Kamenica për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi

Arrestohet një person nga Makedonska Kamenica për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi

Më 16.05.2025, në orën 02:40 në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të Njësisë policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Dellçevës privuan nga liria M.S. (31) nga Makedonska Kamenica.
Gjatë kontrollit  të një aksidenti trafiku në rrugën ,,Cerska’’ me  lëndime të lehta dhe pas masave të marra, u konstatua se ai po drejtonte automjetin "Seat" me targa të Makedonska Kamenicës pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 1.78 promilë.
Personi është larguar nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet akuzë sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Accessibility Menu