Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një person nga Vallandova për sulm fizik dhe posedim të armëve të zjarrit dhe municionit, pritet kallëzim përkatës

Privohet nga liria një person nga Vallandova për sulm fizik dhe posedim të armëve të zjarrit dhe municionit, pritet kallëzim përkatës

Me datë 24.03.2026, në orën 17:40, në Vallandovë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë - DPB Vallandovë e privuan nga liria një banor 72-vjeçar të Vallandovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 68-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, personi është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë, me ç'rast ka sulmuar njërin prej tyre. Personi është ndaluar në Stacion Policor, ndërkaq më vonë me lejen e tij është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar tre pistoleta, një pushkë gjuetie, 45 fishekë dhe shtatë fishekë gjuetie, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike - Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu