Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Berovë, zbardhen disa vepra penale, privohen nga liria dy persona

Bastisje në Berovë, zbardhen disa vepra penale, privohen nga liria dy persona
NJPB Berovë ka ngritur kallëzime penale kundër J.M. (50) dhe B.M. (45), të dy nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e disa veprave penale.
Bazuar në informacionet operative të siguruara paraprakisht, më 25.11.2026, nëpunës policorë të NJPB Berovë, me urdhër gjykate, realizuan bastisje në tri lokacione, në shtëpitë dhe ambientet e tjera të personave të kallëzuar.
Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 16 piktura artistike, stoli ari dhe argjendi, ora dore, bizhuteri të ndryshme, karta bankare, disa telefona celularë, si dhe para në vlerë prej rreth 8.000 eurosh, për të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga disa vjedhje dhe vjedhje të rënda të kryera në këtë zonë.
Gjatë bastisjeve është zbuluar një rast i “falsifikimit të parave”, përkatësisht janë gjetur 26 kartëmonedha të falsifikuara nga 50 euro, me numër serik të njëjtë. Ndërsa, gjatë ndërmarrjes së masave, është zbardhur edhe një rast i “dëmtimit dhe hyrjes së paautorizuar në sistemin kompjuterik”, në të cilin personat kanë tërhequr gjithsej 50.000 denarë me dy karta bankare nga bankomatet.

Accessibility Menu