Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Shkup për falsifikim kompjuterik, hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik

Bastisje në Shkup për falsifikim kompjuterik, hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, nëpunësit policorë nga Sektori i Krimeve Kompjuterike kryen një kontroll në shtëpinë dhe lokalet e tjera të L.K. (21) nga Shkupi, pas një hetimi të kryer më parë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për veprat penale “ndreqja, furnizimi ose tjetërsimi i mjeteve për falsifikim” të dënueshme sipas nenit 271 të Kodit Penal, veprën penale “falsifikim kompjuterik” të dënueshme sipas nenit 279-a të Kodit Penal, veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale” të dënueshme sipas nenit 149 të Kodit Penal dhe veprën penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik” të dënueshme sipas nenit 251 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan një kompjuter, tre hard disqe, dy laptopë, pesë USB, tre telefona celularë, rreth 4.000 euro, urdhërpagesa dhe fletëpagesa, si dhe gjoba parkimi të falsifikuara nga NP Parkingje të Komunës Qendër dhe karta policie me logon e MPB-së. Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.

Accessibility Menu