Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Regjim i posaçëm i komunikacionit të dielën në Shkup

Regjim i posaçëm i komunikacionit të dielën në Shkup
 
Më 22.03.2026 (e diel) në periudhën nga ora 07:30 deri në orën 11:30 do të mbahet një garë atletike rrugore me pikë nisjeje dhe përfundimi në bulevardin “Jane Sandanski”, me ç'rast garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit “Jane Sandanski”, në segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” dhe bulevardin “Video Smilevski Bato” deri te kryqëzimi me rrugën “Vladimir Komarov”, në një pjesë të rrugës “Vasko Karangjelevski” në segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Jane Sandanski” deri te kryqëzimi me bulevardin “ASNOM”, si dhe në një pjesë të bulevardit “ASNOM” në segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Kiro Gligorov” dhe bulevardin “Serbia” deri te kryqëzimi me rrugën “Vasko Karangjelevski” në Shkup.

Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
MPB u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në linjat rrugore ku do të zhvillohet ngjarja.

Accessibility Menu