Ministria e Punëve të Brendshme i njofton kandidatët për ushtrimin e veprimtarisë si ligjërues dhe shofer -instruktor në autoshkollë, kontrollor, pyetës sipas programit mësimor të rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit (pjesa teorike) dhe pyetës sipas programit mësimor të drejtimit të mjetit (pjesa praktike) në qendër të provimit, se dhënia e provimit profesional për aftësim për punë me qëllim të pajisjes me licencë për punë do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë.
Kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacion të plotë do të njoftohen, në përputhje me afatin e paraparë me ligj, për datën dhe orën e zhvillimit të provimit profesional.