Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Hapet programi rajonal për certifikimin e qenve të shërbimit

Hapet programi rajonal për certifikimin e qenve të shërbimit
Sot (26.01.) drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, së bashku me drejtorin e Administratës Doganore, Boban Nikollovski, hapën zyrtarisht Programin rajonal për certifikimin e qenve të shërbimit për aromat e produkteve - v. 2026.
 
Programi realizohet në kuadër të projektit "Mbështetje për autoritetet kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zvogëlimin e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta", me qëllim forcimin e kapaciteteve nacionale për parandalimin dhe shtypjen e formave të ndryshme të krimit.
 
Me ngjarjen e sotme shënohet fillimi i trajnimit të dytë i cili zhvillohet në kuadër të Programit Rajonal për Certifikim për Aromat e Produkteve - v.2026.
Falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë të Misionit të OSBE-së, si dhe mbështetjes së ekspertëve të FRONTEKSIT, pjesëmarrësit kanë mundësinë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre ekzistuese praktike në fushën e punës me qentë e shërbimit të policisë.
 
Përmes qasjes me shumë agjenci, të mbështetur nga OSBE-ja, po bëhet një investim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në përmirësimin e kapaciteteve për zbulimin dhe parandalimin në kohë të llojeve të ndryshme të fenomeneve kriminale, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Accessibility Menu