Më 24.11.2026, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 13:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar një akskion kontrollues – kontroll të përgjithshëm të automjeteve dhe të shoferëve, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e kundërvajtjeve në komunikacion dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Gjatë kontrollit janë përfshirë gjithsej 786 automjete, prej të cilave 53 janë dërguar në kontroll teknik, me ç’rast te 14 prej tyre është konstatuar parregullsi teknike. Sa i përket automjeteve, janë konstatuar 20 kundërvajtje.
Tek shoferët janë konstatuar gjithsej 373 kundërvajtje, ndërsa është evidentuar edhe një rast i veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, i kryer nga një shofer i cili drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe 86 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me realizimin e aksioneve kontrolluese rrugore dhe u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të drejtojnë automjete të rregullta teknikisht dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.