Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në vendkalimin kufitar privohet nga liria shkupjani që sot vrau gruan e tij

Në vendkalimin kufitar privohet nga liria shkupjani që sot vrau gruan e tij

Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunës policorë nga QR për ÇK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "vrasje". Sot rreth orës 15:00 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

 

N.A. është arratisur, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal. 

Accessibility Menu