Më 18.06.2025 në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme – Qendrës për trajnim, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorëvë Publikë dhe Institutit Publik Enti për Veprimtari Sociale Shkup.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi, të tre institucionet do të rrisin komunikimin e ndërsjellë me qëllim që të vendosin dhe formalizojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e forcimit të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve institucionale në promovimin e parimeve të drejtësisë për fëmijët, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe interesin e tyre më të mirë.
Bashkëpunimi në kuadër të memorandumit nënkupton realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit të sistemit për nxënie dhe zhvillim profesional, zhvillimin e kompetencave të profesionistëve - pjesëmarrës në sistem, si dhe hulumtimin, analizën dhe krijimin e materialit edukativ, ndërsa grupet e synuara të shfrytëzuesve janë persona zyrtarë, të punësuarit në gjyqësor, punët e brendshme dhe sistemin shtetëror të mbrojtjes sociale.