Më 14.01.2026, në orën 23:30, në f. Ramanli, rrethina e Kumanovës, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Ç. (28) nga f. Ramanli. Rreth orës 22:30 në f. Otël, rajoni i Likovës, ai nuk u ndal në shenjën e dhënë për ndalim dhe me automjetin "Audi A3" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, goditi një nëpunës policor dhe vazhdoi me lëvizje. Pranë fshatit Ramanli, ai u ndal, braktisi automjetin dhe filloi të ikte, pas çka njëri nga nëpunësit policorë krisi dy plumba paralajmërues në ajër. Ai u kap shpejt, me ç'rast i bëri rezistencë dhe e sulmoi fizikisht një nëpunësi policor.
S.Ç. u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.