Më 06.11.2026, në orën 20:30, në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, pas marrjes paraprake të informacioneve operative, është vërejtur një automjet i udhëtarëve „Mazda 3“, me targa të Shkupit, nga i cili ka zbritur personi që e drejtonte automjetin dhe ka marrë një materie të panjohur bimore e cila ishte lënë pranë një shtylle elektrike.
Nëpunësit policorë i janë afruar personit, me ç’rast S.B. (39) është privuar nga liria mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqiet kallëzim përkatës.