Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë në Kërçovë dhe në rrethinën e Resnjës, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi dyfish më të madhe nga e lejuara, vijon kallëzimi përkatës

Privohen nga liria shoferë në Kërçovë dhe në rrethinën e Resnjës, drejtuan automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi dyfish më të madhe nga e lejuara, vijon kallëzimi përkatës
Me datë 23.12.2025, në orën 09:00, në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria P.M. (42) nga f. Llazarovc, rrethina e Kërçovës. Gjatë kontrollit në qarkullimin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Alfa" me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, dhe, pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka 2.44 promilë alkool në gjak.
Me datë 23.12.2025, në orën 18:55, në f. Jankovec, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë ndaluan një automjet pasagjerësh "BMV" me targa të Ohrit, të drejtuar nga M.P. (36) nga Ohri, për shkak se gjatë kontrollit në qarkullimit rrugor është konstatuar se e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 105 kilometra në orë në vend ku është e lejuar 50 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu