Me datë 25.11.2025, nëpunës policorë nga Njësiti i Krimit Financiar në Sektorin e Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë i privuan nga liria N.R. (51) nga Kumanova, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike për Pune të Bursës "Agro Berza" Shkup, R.A. (61) nga Tetova, ish-drejtor i Agjencisë së Rezervave të Mallrave Shkup, T.K. (55) nga Shkupi, ish-drejtor i Agjencisë së Rezervave të Mallrave Shkup, T.D. (58) nga Kumanova, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe këshilltar shtetëror në periudhën 2021-2022, dhe M.P. (68) nga Shkupi, ekspert. Me ç'rast në PTHP Shkup është ngritur kallëzim penal për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Gjithashtu janë kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
Në të vërtetë, personat e kanë kryer veprën në atë mënyrë që N.R., R.A., T.K. dhe T.D., në cilësinë e personave të autorizuar kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare me moskryerjen e detyrës së tyre zyrtare në atë mënyrë që, ndonëse ishin të detyruar të njoftonin Qeverinë e RMV-së për situatën faktike në Ndërmarrjen Publike për Punë të Bursës "Agro Berza" Shkup, përkatësisht se ishte paraqitur një mungesë e pabazuar e grurit dhe elbit tregtar (periudha 2019-2021), të njëjtit kanë dorëzuar të dhëna dhe informacione të pasakta. Me këtë veprim, personat kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rezervat e Mallrave (neni 7, paragrafi 2, neni 9-a, neni 12, neni 13, neni 19, neni 21 dhe neni 22) dhe përgatitën një procesverbal nga viti 2022 në të cilin kanë dhënë konkludim për pranimin e shlyerjes së mungesës në sasi prej 1.500 tonësh grurë tregtar dhe 500 tonësh elb për ushqim kafshësh nga depoja "Agro Berza" në Shkup, që i ishte dorëzuar me informacion Qeverisë së RMV-së për miratimin e Konkluzionit të Qeverisë, duke e ditur se mungesa lidhej me periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2021. Të njëjtin e kanë ditur se nuk ka bazë ligjore që të merret parasysh ajo periudhënga shkaku se në vitin 2019 ishte kryer rinovimi i plotë i grurit dhe elbit tregtar të magazinuar dhe në kontrollet e kryera nga Agjencia deri në vitin 2019, çdo vit ishte kryer mbikëqyrje dhe nuk ishte konstatuar mungesë, ndërsa çdo vit u ishte dorëzuar vendim për humbje të sasisë.
Ndërsa, i denoncuari M.P. si bashkëpunëtor i jashtëm, ekspert i angazhuar përmes Byrosë së Vlerësimit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Vlerësimit (nenet 3 dhe 4) dhe në kundërshtim me nenin 3 të marrëveshjes së shërbimit të lidhur ndërmjet të denoncuarit dhe Byrosë për Ekspertizë Ligjore, me ç'rast ka përgatitur një raport ekspertize në të cilin ka futur të dhëna të pavërteta, duke mos marrë parasysh të gjitha të dhënat dhe të gjithë dokumentacionin nga Agjencia e Rezervave të Mallrave -Shkup dhe NP "Agro Berza". Raporti i ekspertizës iu bashkëngjit informacionit drejtuar Qeverisë dhe u pranua nga Qeveria, me ç'rast Agjencia e Rezervave të Mallrave - Shkup u detyrua të shlyente 1.500 tonë grurë dhe 500 tonë elb tregtar për ushqim kafshësh, me një vlerë të përgjithshme prej 29.112.000 denarë ose 473.365 euro (në kohën e shlyerjes me çmimet me të cilat janë blerë gruri dhe elbi në vitin 2022, vlera e të njëjtit ka qenë 48.000.000 denarë ose 780.487 euro), vlerë që paraqet dëm për Buxhetin e RMV-së.