Më 12.06.2026, në orën 23:45, në rrugën ndërmjet fsh. Shishovë dhe fsh. Gërçec, në territorin e Komunës së Sarajit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup i privuan nga liria N.S. (54) nga fsh. Saraj dhe R.S. (58) nga fsh. Krushopek.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e pasagjerëve “Hjundai” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte R.S., ndërsa N.S. ishte pasagjer, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy pushkë gjuetie të markës “Baikal”, të kalibrit 12 mm, 22 fishekë gjuetie dhe sende të tjera.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse