Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria dy banorë nga Kumanova të kërkuar me urdhërarreste, ndërsa të dënuar me shtatë, përkatësisht dy vjet dënime me burg

Janë privuar nga liria dy banorë nga Kumanova të kërkuar me urdhërarreste, ndërsa të dënuar me shtatë, përkatësisht dy vjet dënime me burg
Më 19.05.2026 në orën 22:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria I.S. (40) nga Kumanova. Ai ishte dënuar me shtatë vjet burg për kryerjen e veprës penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhërarrest qendror në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit prej katër vjet e shtatë muaj.
Më 19.05.2026 në orën 22:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria edhe D.D. (31) nga Kumanova. Ai ishte dënuar me dy vjet burg për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhërarrest qendror, në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit prej një vjet e gjashtë muaj.
Të dy personat janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Accessibility Menu