Më 01.06.2025 rreth orës 18.10 nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë policore Mirkovc dhe Njësitit të policisë intervenuese pranë SPB Shkup, në f. Gornjani, rrethi i Shkupit, është ndaluar një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (26), kurse pasagjer në automjet ishte A.I. (25), të dy nga f. Bllacë, rrethi i Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dru për ngrohje, pa dokumentacion. A.K. dhe A.I. janë arrestuar dhe automjeti dhe drutë janë sekuestruar.
Është njoftuar policia pyjore dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës.