Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 21 shoferë dhe me një person është zhvilluar bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, 10 persona drejtonin automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: N.M. (41) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit; A.R. (25) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit; H.Sh. (35) nga fsh.Negotinë, rrethina e Gostivarit; një 16-vjeçar nga fsh. Vidushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës; A.S. (31) nga fsh. Kovaç, Komuna e Makedonski Brodit; A.D. (32) nga fsh. Koroshishtë, rrethina e Strugës; Q.S. (62) nga Gradsko; E.J. (27), E.D. (43) dhe N.J. (22), të gjithë nga Shkupi, nga të cilët N.J. voziste me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Gjithashtu, nëpunës policorë të NJPB Probishtip, në prani të prindit, kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 16-vjeçar nga fsh.Prikovc, rrethina e Kratovës, ngase drejtonte moped pa patentë shoferi.
Nën ndikimin e alkoolit kanë vozitur 10 persona: D.D. (39) nga rrethina e Kumanovës; S.K. (40) nga fsh. Injevë, rrethina e Radovishit; G.I. (31) nga fsh. Dulicë, Komuna e Makedonska Kamenicës; O.V. (27) nga Makedonska Kamenica; M.U. (44) nga Kërçova; D.M. (24) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës; Z.S. (54) nga Shkupi; N.Z. (64) nga Manastiri; A.N. (46) nga Prilepi dhe S.J. (66) nga fsh. Sellcë, rrethina e Prilepit.
Ndërkaq, personi V.D. (37) nga Makedonski Brodi drejtonte automjet pasagjerësh m ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkarisht të kontribuojmë për siguri në rrugë.